Search This Blog

Wednesday, February 9, 2011

Masat për të luftuar krizën në Maqedoni dhe efektet e tyre - a janë ato të mjaftueshme? - Abdylmenaf Bexheti

UtilitaSEEU
Edhe një publikim ndërkombëtar i Prof. dr. Abdylmenaf Bexhetit në revistën e Universitetit Bamberg-Gjermani
Ky hulumtim ka për qëllim studimin e rrethanave, cikleve ekonomike dhe potencialit ekonomik të Republikës së Maqedonisë, gjithnjë duke ngërthyer në vete edhe aspektet krahasimtare me vendet tjera në rajon dhe me gjerë, me një qasje metodologjike nga e përgjithshmja kah e veçanta dhe me një optimalizim të modelit vendimbërës në politikat fiskale, duke iu referuar nivelit të potencialit ekonomik në RM.
Edhe një publikim ndërkombëtar i Prof. dr. Abdylmenaf Bexhetit në revistën e Universitetit Bamberg-Gjermani

"Masat për të luftuar krizën në Maqedoni dhe efektet e tyre - a janë ato të mjaftueshme?" (“Anti-Crisis Measures in Republic of Macedonia and their effects - Are they Sufficient?”), është publikimi shkencor më i fundit i prorektorit të UEJL, Prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, botuar në revistën ndërkombëtare të Universitetit Bamberg, Gjermani (BERG Working Paper Series on Government and Growth of University Bamberg-Germany. Working Paper No.70, March 2010).

Ky hulumtim ka për qëllim studimin e rrethanave, cikleve ekonomike dhe potencialit ekonomik të Republikës së Maqedonisë, gjithnjë duke ngërthyer në vete edhe aspektet krahasimtare me vendet tjera në rajon dhe me gjerë, me një qasje metodologjike nga e përgjithshmja kah e veçanta dhe me një optimalizim të modelit vendimbërës në politikat fiskale, duke iu referuar nivelit të potencialit ekonomik në RM.

Publikimi i prof. Bexhetit është i një rëndësie te veçantë edhe për impaktin e hulumtimeve në vendimbërjen e qeverisë në prag të pakove antikrizë - të katërtat me radhë. Duke iu referuar efekteve te arritura, respektivisht dështimeve të masave paraprake antikrizë, përmes një analize empirike dhe teoriko-shkencore u sugjerohet institucioneve vendimbërëse që në politikat e tyre ekonomike të radhës, vendimet e ardhshme, doemos të bazohen në hulumtime dhe analiza shkencore dhe jo në pritje joracionale e spontane. Ky, zaten edhe është roli dhe funksioni bazik i kërkimeve shkencore në këto fusha për çka edhe UEJL ka impaktin e vet konkret në shoqëri.

No comments: