Search This Blog

Monday, February 21, 2011

Maqedonia para kolapsit ekonomik

UtilitaSEEU
Para kolapsit ekonomik

Në Maqedoni ka gjashtë miliardë euro të cilat qëndrojnë si letra me vlerë të vdekura – shënime, bono ose depozita nëpër banka, kurse mundet që në mënyrë direkte të ndikojnë në prodhimtarinë e ushqimit, në shfrytëzimin e të gjithë tokës punuese dhe të punësohen shumë njerëz të rinj dhe të mos ketë uri dhe varfëri

Shpenzimet e jetesës të cilat në muajin janar u rritën për 3,4 për qind, që nga fillimi i vitit treguan se inflacioni deri në fund të vitit 2011 do të jetë shumë më e lartë nga projeksioni i shtetit për 3 për qind. Sipas statistikës, muajin e kaluar më së shumti janë shtrenjtuar ushqimet, komunalet dhe benzina, kurse sipas lëvizjeve të bursave shtetërore nuk pritet që të ulen çmimet e importeve dhe produkteve ushqimore, por aq më pak që të lirohet edhe çmimi i naftës dhe i energjisë elektrike, e cila sjell si përfundim se inflacioni do të rritet edhe më shumë. Ekonomistët përsëri pajtohen se pragu i rekomanduar për të cilin inflacioni mund të shkakton zhvillim është deri në dy për qind e pastaj e tërheq ekonominë poshtë.

“Bursat e produkteve ushqimore me të cilat furnizohemi nga shtetet e jashtme të cilat janë: gruri, misri, sheqeri, kakaoja, vaji për gatim çmimi i të cilave do të rritet edhe më shumë, e ajo në mënyrë të pashmangshme do të sjellë edhe shtrenjtim të bukës, miellit dhe të vajit për gatim, të cilat janë produktet bazë në ushqim. Mielli, sheqeri dhe vaji për gatim të cilat hynë si shpenzime mbi prodhimtarinë e artikujve ushqimor mund që vetëm ti shtrenjtojnë produktet vendase dhe këtu inflacioni nuk ka fund. Nëse shtrenjtohen lëndët e para dhe lëndët e papërpunuara do të shtrenjtohen edhe produktet e cila do të sjellin rënie të shitjes dhe rënie të fitimit. Ekonomia nuk do të investojë për zhvillim por do të shikon që vetëm të mbijeton. Kurse edhe qytetarët do të blejnë vetëm nëse kanë para edhe atë do të blejnë vetëm atë çka u është më e nevojshme”, thotë Hristo Kartallov, profesor universitar. “Zgjidhja e vetme është që shteti ti kundërvihet inflacionit dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve dhe t’i angazhojë resurset të veta në fuqinë e punës, të hollat dhe pronën bujqësore të pa shfrytëzuar”, theksoi profesori Kartallov.

Sipas tij, në vendin tonë ka gjashtë miliardë euro të cilat qëndrojnë si letra me vlerë të vdekura – shënime, bono ose depozita nëpër banka, kurse mundet që në mënyrë direkte të ndikojnë në prodhimtarinë e ushqimit, në shfrytëzimin e të gjithë tokës punuese dhe të punësohen shumë njerëz të rinj dhe të mos ketë uri dhe varfëri.

Kartallov thotë se Maqedonia ka mundësi të jetë e njohur nëpër botë për produktet e veta siç janë ushqimi i konservuar, frutat e ngrira dhe perimet. Inflacioni e ul rritjen ekonomike dhe i përkeqëson kushtet për punë edhe të ekonomistëve. Nëse edhe atje nuk ndërmerret asgjë për zvogëlimin e çmimeve, ekonomia mundet që si përfundim ti zvogëlon pagat e punëtorëve dhe ti largon nga puna.

“Me rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe të lëndëve të papërpunuara me të cilat kryesisht furnizohemi nga importi si edhe me rritjen e çmimeve të energjetikës, në njërën anë shtrenjtohen produktet tona, nga ana tjetër bie fuqia blerëse e popullsisë dhe e vetmja gjë në të cilën mund të shpresojmë është që të zvogëlohet shitja dhe të punojmë më pak. Fitim më i ulët apo humbje, do të thotë, paga më të ulëta apo dorëheqje nga puna. Vetëm me vendosjen e teknologjive të reja që do të thotë materiale më të lira dhe shfrytëzim normal i energjisë elektrike do të zvogëlohen çmimet e produkteve shtëpiake. Po paratë nga do ti gjejmë? Nuk ka investitorë, ngelen për çdo ditë më pak para kurse kreditë janë të shtrenjta”, thotë Mile Boshkov, drejtor i Konfederatës të punëdhënësve.
Organizata e konsumuesve e ndjek me vigjilencë rritjen e çmimeve dhe ka propozimet e veta, që pa dhimbje të mbijeton në këtë kohë krize. Edhe ato që janë të punësuar, rëndë që do të mund ti blejnë të gjitha produktet ushqimore që u janë të nevojshme, e ku më të ndajnë ndonjë para për shpenzime të tjera për shkak se faturat e energjisë elektrike, ujit, nxehjes qendrore dhe telefonit ngelin pa paguar për muaj të tërë. Sipas Vellkova-s shpenzimet janë shumë më të mëdha nga ajo që e parashikon Enti shtetëror për statistikë edhe në qoftë se blihet ushqim nga tregjet më të lira. Punonjësit e statistikës konsiderojnë se për ushqim dhe pije për një familje prej katër anëtarësh nevojiten rreth 12.000 denarë.

Shitore për njerëzit e varfër


Që nga fillimi i krizës ekonomike propozuam që të hapen SOS shitore për njerëzit e varfër por shteti nuk na dëgjoi menjëherë për propozimin tonë. Ato asnjëherë nuk kanë mbijetuar por vetëm nëpër shitore të caktuara “Tineks” kishte zbritje të çmimeve për disa produkte të caktuara nga 10 deri në 20 për qind edhe atë vetëm për rastet sociale. Propozimi jonë është që të ketë shitore speciale që të jenë vetëm për qëllim të njerëzve të varfër dhe në to të ketë produkte me kualitet të njëjtë si nëpër shitoret tjera dhe të ketë gjithçka që të jetë e nevojshme që nga qumështi dhe gjithçka tjetër që ato qytetarë të mos ndjehen të lënduar. Shteti duhet ti subvencionoj shitoret që do të ekzistojnë me produkte të veta në shitoret e SOS”, thotë Marija Velkova-Llonçar, drejtoreshë e Organizatës së konsumatorëve.

No comments: