Search This Blog

Monday, February 21, 2011

Çmimet e varfërisë së skajshme

UtilitaSEEU
Çmimet e varfërisë së skajshme

Rritja e madhe e çmimeve të ushqimeve në muajt e kaluar ka zhytur sipas të dhënave të Bankës Botërore (BB) rreth 44 milionë vetë në varfëri të skajshme.

Në të njëjtën kohë shtrenjtimi i ushqimeve mund të rrezikojë procesin e reformave në Egjipt, Tunizi dhe vende të tjera paralajmëroi presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick, dje në Uashington. Sipas të dhënave të tij çmimet e ushqimeve u rritën vetëm midis tetorit 2010 dhe janarit 2011 me 15 për qind. Krahasuar me një vit më parë rritja ishte 29 për qind. Sipas Zoellickut çmimet janë vetëm tre për qind më të ulëta sesa në 2008-ën, kur shpërthimi i çmimeve shkaktoi revolta të përgjakshme.

Njerëzit që duhet të jetojnë me më pak se 1,2 dollarë në ditë detyrohen të hanë më pak si pasojë e rritjes së çmimeve ose të shmangen drejt ushqimeve me vlerë të pakët, shtoi drejtori i BB-së. Sipas përllogaritjeve të BB-së brenda shtatë muajve çmimi i grurit është dyfishuar. Edhe misri, sheqeri dhe vaji janë shtrenjtuar dukshëm. Sipas BB-së shtrenjtimi i ushqimeve në muajt e kaluar nuk ka shtyrë edhe më shumë njerëz në varfëri absolute vetëm për arsye se në disa rajone të Afrikës të korrat kanë qenë të mira.

Në Maqedoni, shtrenjtimi i energjisë elektrike e kombinuar me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe të burimeve tjera të tregjeve botërore, paralajmëron rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Shtrenjtimet e vazhdueshme të derivateve të naftës vlerësohet të jenë edhe një goditje për kuletën e qytetarëve. Euro – super nga 95 oktan tani më shitet nga 76 denarë për një litër ose një denar më shtrenjtë. Po aq është edhe shtrenjtimi i Eurosuper-it 98, me çka çmimi i ri është 77,5 denarë. Shtrenjtë është të vozitësh edhe me naftë, e cila me shtrenjtimin e ri nga 0,5 denarë ka arritur çmimin prej 64 denarë për një litër. Shtrenjtimi i energjisë elektrike e kombinuar me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe të burimeve tjera të tregjeve botërore, paralajmëron rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Tregtarët dhe blerësit thonë se produktet gati për çdo dy javë janë me çmime të reja.

No comments: